Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e sotme dhe adhuruesit e futbollit kosovar mund t’i shohin ndeshjet e javës së 12-të.
Në fakt për ditën e sotme (e shtunë) në program janë dy takime shumë interesante.
Stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj do të jetë nikoqir i derbit lokal, Drenica – Feronikeli.
Dy skuadrat kanë krejtësisht synime të kundërta, derisa Drenica synon t’i ik pjesës së poshtme të tabelës, Feronikeli kërkon ta mbrojë titullin e kampionit.
Interesant pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku Vushtrria do të mirëpres Llapin.