Angazhimet policore në teren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafikun rrugor dhe për të parandaluar aksidentet kanë vazhduar edhe sot.
Gjatë zbatimit të detyrave që dalin nga ky urdhër, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara (11.01.2024), në të gjitha rajonet e vendit kanë vendosur e zbatuar shumë Pika Kontrolli për Vetura (PKV), kështu që janë realizuar gjithsej 570 Pika Kontrolli për Vetura.
Për shkelje më të rënda në trafik, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, Policia e Kosovës ka konfiskuar 20 patentë shoferë.
Policia edhe një herë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të reduktohen aksidentet rrugore, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/