Sot në Stacionin Policor të Gjilanit ishin në vizitë rreth 30-fëmijë të institucionit parashkollor “INTEGJ” nga Gjilani. Fëmijët fillimisht janë mirëpritur nga Njësia e komunitetit ku janë njoftuar me punën dhe detyrat e përditshme të policies.
Vizita ka vazhduar edhe në zyret e njësive tjera të policisë ku dhe janë njoftuar më për së afërmi me ambientet e punës.
Gjatë vizitës fëmijët kanë qenë të shoqëruar edhe me edukatoret e tyre ,të cilat edhe janë falenderuar për mundësinë që Policia e Kosovës gjithmonë shprehë gadishmërinë për të qenë afër dëshirave të fëmijëve.
Gjithashtu Njësia e komunitetit nga Stacioni Policor Gjilan ka realizuar ligjeratë me nxënësit e klasave të V-ta të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Velekincë, Gjilan.
Ligjërata është mbajtur me temën “Masat e Sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”, ku nxënësit kanë pasur mundësinë që përmes kësaj teme të fitojnë njohuri rreth masave të sigurisë gjatë përdorimit të internetit si dhe parandalimin e keqperdorimit të rrjeteve sociale.
Në kete ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 60 nxënës, të cilët në vazhdimësi shprehën interesimin rreth temës dhe debatuan rreth përdorimit të duhur të rrjeteve sociale.
Njësia e komunitetit e policisë në kuadër të Stacionit Policorë të Gjilanit do të vazhdojë me aktivitetet e saja edhe në të ardhmen me komunitetin., njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Gjilanit. /2LONLINE/