DYLON

Kryesuesi i KPK-së, Maloku, pritet në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde

Kryesuesi i KPK-së, Maloku, pritet në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rohde
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, është pritur në takim nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Temë e diskutimit ishin angazhimet dhe tejkalimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, realizimi i planeve të punës dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial. 

EkoHigjiena

Me këtë rast, z. Maloku falënderoi z. Rohde për kontributin e madh të organizatave gjermane, përfshirë IRZ-në dhe GIZ-in, për implementimin e projekteve në fushën e komunikimit publik, të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Rasteve në ZMNV, Projektit të BE-së, EUKOJUST dhe hartimin e akteve dhe udhëzuesve praktikë të punës.

Ndërkaq, Ambasadori gjerman, Rohde, theksoi gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit të sistemit prokurorial në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, efektivitetet dhe transparencës se sistemit prokurorial. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.