Të dielën FC Drita zhvillon ndeshjen e xhiros së 11-të atë ndaj KF Liria. Para kësaj ndeshje trajneri, Akis Vavalis tha se e bukura e kësaj ndeshje është se do të luajmë para tifozëve të tyre në stadium, ndonëse është një ndeshje e vështirë.
“Nesër e kemi një ndeshje të vështirë dhe e rrezikshme kundër Lirisë. Pavarësisht pozitës së tyre momentale në tabelë janë një ekip shume i mirë me lojtarë shume cilësorë dhe meritojnë gjendje më të mirë tabelare. Për ne do të jetë një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse duhet të dominohet nga ne dhe në fund të marrim atë që kërkojmë. Jemi përgatitur, kemi analizuar kundërshtarin, përparësitë dhe mangësitë e tyre dhe gjatë kësaj periudhe kemi punuar në atë aspekt dhe shpresoj të marrim rezultat maksimal”, theksoi Vavalis.
Ai tregoi çelësin e suksesit të Dritës, nëse vazhdohet me përkushtim dhe punë.
“Për ne është e rëndësishme të kemi agresivitetin, pasionin gjatë gjithë ndeshjes siç i kishim ndeshjet e kaluara. Mund të them që çelësi i rezultatit pozitiv do të jetë të shënojmë sa më herët që ta largojmë stresin apo presionin nga ne. Jam shumë i kënaqur me lojtarët sepse kanë punuar shumë gjatë javës dhe shpresoj të vazhdojmë me tnjejtin ritëm”, ka potencuar Vavalis.
Ndërsa, futbollisti Raddy Ovouka tha se bashkë me bashkëlojtarët janë të gatshëm për ndeshjen kundër KF Lirisë.
“Përshëndetje nga ana ime, sa i përket ndeshjes së nesërm jemi përgatitur dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për nesër, gjithashtu presim edhe mbështetje nga tifozët tanë”, ka thënë Ovouka.
Ndeshja FC Drita – KF Liria zhvillohet të dielën, ora 13:00 në stadiumin sintetik (te rrethi) në Gjilan. /2LONLINE/