“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit Gjilani është mbushë me buste dhe me përmendore në shenje respekti për heronjtë. Ky përkushtim është i qëlluar dhe shumë mirë që është bërë. Por, në mesin e këtyre busteve pa dyshim se ka pas vendin edhe busti i Sylë Zarbicës”.
Kështu shprehen përfaqësuesit e lëvizjes Qytetare “Vatra”, nga Gjilani, e sipas Mervan Kqikut, zëdhënës në këë Lëvizje, në mesin e këtyre busteve pa dyshim kishte vend edhe Sylë Zarbica, një hero i cili luftoi me ngulm për të mbrojtur edhe Gjilanin gjatë viteve 40-ta, gjatë luftës së dytë botërore.
“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë shkollë asnjë instutucion e as një bust që të përkujton veprën e këtij kolosi. Të paktën, kështu do të respektoheshin mijëra luginas të dëbuar që tani jetojnë në Gjilan e që me taksat e tyre kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit”, ka thënë Kqiku.
Ai ka thënë se shpreson që të bëhet një gjë e tillë e të merr vendin meritor Sylë Zarbica.