Lëvizja Qytetare “Vatra” mbajti tubimin e madh përmbyllës në prezencën e shumë qytetarëve. Në këtë takim, para të pranishmëve fjalën e mori kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, i cili tha se “Vatra” do t’i mbetet besnike premtimeve që i ka paraqitur para elektoratit, përgjatë kësaj fushate.
“Asambleistët e “Vatrës” do të jenë në shërbim të qytetarëve e jo anasjelltas. Duke votuar Lëvizjen Qytetare “Vatra” keni votuar për vetën e juaj”, ka thënë ai.
Pas kryetarit të “Vatrës”, fjalën e mori edhe Shukri Sylejmani i cili tha se problemi me dokumente po i vjen fundi sepse, siç tha ai, “Vatra po vjen në pushtet nëse ju ja besoni votën tuaj”.
Ndërsa, Shaban Emini përshëndeti të pranishmit dhe kërkoj votën për Lëvizjen Qytetare “Vatra” e cila sipas tij është e vetmja derë për dëgjimin dhe zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetarëve.
VOTO 78 VOTO LEVIZJEN QYTETARE VATRA
Sponsorizuar nga Vatra