Ditë më parë ‘gardiani’ i Trepçës ’89, Arben Beqiri, konfirmoi informacionin se është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në lukth dhe se ka nisur kimioterapitë.
Për këtë Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka hapur llogarine bankare per grumbullimin e fondeve.
Përderisa kryetari i Shoqatës, Visar Zogiani, i ftoi të gjithë kapitenët dhe krerët e klubeve sportive në Kosovë që t’i bashkohen kësaj iniciative, kapitentja e KFF Mitrovicës, Edona Kryeziu vetëm se konfirmoi mbledhjen e të hollave nga kampionet e vendit.
“Në bashkëpunim me kryetarin e klubit dhe bashkëlojtaret e mia, kemi ndarë një shumë prej 500 eurove që sado pak ti dalim në ndihmë Benit, në këto momente kur ai ka nevojë më së shumti për ne”, deklaroi Kryeziu.
Pamje nga konferenca e mbajtur nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka hapur një llogari bankare, me ç’rast të gjithë mund të kontribojnë financiarisht për Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.
Më posht mund ti gjeni edhe numrat e xhirollogarisë bankare për brenda dhe jashtë Kosovës: