DYLON

Wolfsburgu ka mposhtur kampionet e Kosovës

Wolfsburgu ka mposhtur kampionet e Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Vashat e Wolfsburgut kanë mposhtur KF Mitrovicën me rezultat të thellë 10:0. Kampionet e Gjermanisë ishin bindëse në këtë përballje, duke realizuar plot dhjetë gola përballë kampioneve të Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eleminimeve në Ligën e Kampionëve nuk ishte më e mira nga vazhat kosovare.

Futbollistija e ndeshjes ishte Harder e cila realizoi tre gola në minutat 46, 48 (P) dhe 67. Nga dy gola i realizuan Neto 79, 85 dhe Maritz 28 & 63. Me nga një gol kontribuan edhe Rauch 14, Huth 33  dhe Minde 87.

EkoHigjiena

Ky rezultat ishte i paarritshëm për vashat e Mitrovicës, të cilat praktikisht janë të eleminuara nga Liga e Kampionëve.

Gjithsesi, KFF Mitrovica u bë klubi i parë që luan ndeshje të rundit eleminator në Ligën e Kampionëve për femra nga Kosova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.