Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.
Vashat kosovare janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve.
Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më lartë, në vendin 77-të.
Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.