Pingpongistet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan janë shpallur kampione në garat rajonale të pingpongut të mbajtura këtë fundjavë.
Ato kanë fituar me rezultat bindës ndaj shkollave përfaqësuese nga Komuna e Vitisë dhe Komuna e Kamenicës, duke dëshmuar edhe njëherë se janë të pa konkurrencë në rajon.
Të udhëhequra nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Blerim Shala, pingpongistët e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Lena Osmani, Elda Salihu dhe Liza Shabani, kanë mposhtur bashkëmoshataret e tyre nga shkollat e Kamenicës dhe të Vitisë me rezultat bindës 3:0 dhe janë kualifikuar për garat republikane.
Ndryshe, ekipi i meshkujve i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është radhitur në pozitën e tretë dhe ata janë udhëhequr nga profesori Reshat Syla. /2LONLINE/