DYLON

AAK ndihmon fëmijët pa përkujdesje prindërore

AAK ndihmon fëmijët pa përkujdesje prindërore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me afaristin dhe humanistin gjilanas nga Gjermania, Ilmi Mustafa sot kanë ndihmuar me pako, fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Gagica thotë se si pasojë e shumë faktorëve, Kosova po përballet tani e dy vjet me krizë të madhe ekonomike. Çdo kategori e shoqërisë sot ka nevojë për t’ia zgjatur dorën e ndihmës dhe kujdesit.

EkoHigjiena

Sipas tij, diaspora jonë gjithmonë ka qenë dorëhapur dhe shumë e kujdesshme në raport me familjet e tyre në Kosovë, me shoqata e qytetarë që kanë pasur dhe kanë nevojë për përkujdesjen tonë qoftë si institucione, po ashtu edhe si biznesmenë e politikanë.

“Falënderojmë drejtorin e ‘Handikos-it’ Fatmir Shurdhani i cili gjithmonë është i gatshëm të jetë bashkë me ne sa herë që jemi afruar kësisoj.  Mirënjohës përjetë diasporës sonë dhe bashkatdhetarëve si Ilmiu e shumë të tjerë si ai”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.