Regjimenti i tretë i këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B.
Gjatë realizimit të këtij ushtrimi dy javor, pjesëmarrësit janë aftësuar në disa disiplina: Qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitja e ekipit për manovrim me zjarr real, stërvitja e skuadrave me zjarr shkollor dhe me zjarr real.
Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së kapacitetit profesional dhe validimin e njësive të këmbësorisë. /2LONLINE/