(2L ONLINE) – Forumi i Gruas i LDK-së, Dega në Gjilan, për të përmbyllur aktivitetet e këtij viti ka mbajtur takim të zgjeruar me anëtarësinë e saj e të cilit aktivitet jehonë festive i dhanë një grup nxënësish të cilët Kryetaren Bunjaku Rexhepi e nderuan me mirënjohjen “Mbretëreshë e humanizmit”
Duke e hapur takimin e para e gruas së LDK-së në Gjilan Valentina Bunjaku Rexhepi, ka përmendur një varg aktivitetesh, organizime këto që janë përcjellë nga një numër rekord i femrave të Gjilanit, ajo ka thënë se maksimalisht po mundohen që të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve gjilanas e në veçanti të gruas.
“Ashtu siç jemi zotuar para jush në fushatë zgjedhore, ne do vazhdojmë të jemi zëri juaj i vërtetë dhe për ç`do problem që ballafaqoheni bashkërisht do mundohemi të gjejmë zgjidhjen e duhur”, ka thënë me ktë rast Bunjaku Rexhepi.
Deri sa ka uruar dy nëna të reja aktiviste për lindje të fëmijëve e voglushëve të vegjël duke ju uruar rritë të mbarë dhe suksese, ajo ka pranuar një mirënjohje nga një grup nxënësish të cilët në shenjë respektin për kontributin e dhënë në fushën e bamirësisë kanë nderuar Bunjaku Rexhepi me mirënjohjen ‘Mbretëresha e humanizmit”. /2L ONLINE/