DYLON

KF “Kamenica” reagon ashpër kundër vendimit të Federatës se Futbollit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryesia e KF “Kamenica”,ka bërë reagim publik, kundër padrejtësive që po i bëhen qe tri vite me radhë nga FFK-ja. Përmes këtij reagimi publik, duam t`ju njoftojmë se ky është viti i tretë me radhë që FFK-ja na dëmton rëndë, FFK-ja kundërtasharëve tanë lojërat e humbura ua kthenë fitore në tavolinë, ashtu siç kishte ndodhë edhe në vitin 2012, 2013, ndodhi edhe këtë sezon (2014).

Deri dje në tabelat informuese të FFK-së, K.F.”Kamenica”, ishte kampione vjeshtore, ne Ligën e Dytë të Futbollit në grupin (B), kurse mbrëmë vonë FFK-ja paraqet një tabelë joreale, aspak sportive, aspak morale, “kampion vjeshtor” e vendosin K.F.”Vitinë”, me dy pikë më shumë se ne, derisa ne në fund të sezonit ne kishim një pikë më shumë se K.F.”Vitia”, transmeton Dardanapress.

EkoHigjiena

Dhe Çfarë bënë FFK-ja jonë, ajo (FFK-ja) vendosë që lojën e humbur të Vitisë në xhiron e shtatë nga K.F.”Rinia” Dobrevë me rezultat 2:1, t`ia regjistrojë 0:3 në favor të K.F.”Vitisë”.

Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë futboll në këtë formë dhe me këto kushte të dyfishta, FFK-ja është duke hilezuar me ne dhe djersën tonë, kurse ne jemi klubi me i suksesshëm në ligë, më i disiplinuari, më i sjellshmi, pa i mbetur borxh asnjëherë FFK-së apo referëve./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.