I pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Suna Zajmi-Krasniqi, sot janë vaksinuar kundër COVID-19, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen për shëndetin e tyre dhe të njerëzve përreth.
“Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer. Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit. Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në rradhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë”, tha Kastrati.
Edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, sepse vetëm në këtë mënyrë mbrohet shëndeti. /2LONLINE.com/