Fëmijëve italianë u është thënë që të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve që u është kërkuar.
Sipas ligjit kërkohet që ata të vaksinohen kundër sëmundjes që njihet si lija e ujit, virusit polio, fruthit, dhe disa sëmundjeve tjera. Prindërit rrezikojnë që të gjobiten me 500 euro nëse dërgojnë fëmijët në shkollë pa e përmbushur këtë detyrim.
Sipas ligjit italian të ashtuquajtur Lorenzin, i emëruar sipas ministrit të Shëndetësisë që ka hartuar atë, fëmijët duhet të kryejnë imunizim të detyrueshëm para se të nisin shkollën.
Fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare do të përjashtohen nga kopshtet e fëmijëve, nëse nuk kanë respektuar rregullat e reja.