Si çdo vit tjetër, edhe muaji mars i këtij viti, studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i zë duke u shqetësuar lidhur me afatin e jashtëzakonshëm të provimeve në prill. Si çdo herë tjetër, të gjithë studentët e përkrahin dhe kërojnë vendimin që afati i prillit të vazhdojë së ekzistuari, prandaj edhe ne si Organizatë studentore i bashkangjitemi thirrjeve PRO këti afati, thuhet në një reagim të Organizatës studentore Unioni i studentëve Pro Europian – USPE
Për fillim duhet sqaruar që në kushte normale, me nenin 111 të Statutit e UP-së, janë të përcaktuar 3 afate të rregullta të provimeve (dimëror, pranveror dhe vjeshtor) ose ndryshe afati i Janarit, i Qershotit dhe i Shtatorit. Pra çështja e afateve të provimeve është e rregulluar juridikisht dhe nuk ka asnjë zbrazësirë juridike dhe siq shihet nuk është i njohur afati i prillit ose të ngjashëm. Mirëpo, gjithashtu afati i Prillit dhe ai i Tetorit janë afate të jashtëzakonshme.
Pra, duke i parë “qalimet” në procesin akademik (mbajtja e ligjertave, ushtrimeve, kolokiumet, punimet seminarike etj.) cilsojmë që procesi nuk është duke shkuar me rregull, andaj afati i prillit është i domosdoshëm për ta balancuar jetën akademike në UP!
Zakonisht kundërshtarët e këtij afati i përmendin argumente si: me afatet e tepërta të provimeve ulet cilsia e studimeve, dhe se afati i prillit dhe të ngjashëm intereferojnë në procesin e ligjeratave dhe në këtë mënyrë i mbingarkon si studentët ashtu edhe profesorët. Mirëpo ne mendojmë që cilësia e studimeve nuk varet nga afatet e provimeve, por varet nga kualifikimet e profesorëve, cilësia dhe rregullësia e ligjeratave, ushtrimeve, kolokiumeve, angazhimi i studentëve për punime seminarike etj.
Organizata studentore Unioni i studentëve Pro Europian – USPE pas lansimit të lajmit se nuk do të ketë afatë të prillit, dhe shqetësimeve të studentëve, njofton studentët që me anë të përfaqësuesve nëpër njësi akademike , senatorëve, dhe PS do të kërkoj nga Senati i Universiteti i Prishtinës lejimin e këtij afati.
Veq tjerash, Betim Sherifi, anëtar i kryesisë së USPE-së thotë se bëj apel tek studentët që të rrijnë të qetë, ngase si cdoherë, USPE edhe kësaj radhe do të jetë në mbrojtje të studentëve dhe zërin e studentëve do ta mundësoj që ta dëgjoj rektorati, dhe kështu do të loboj dhe do të bëjë çmos që edhe kësaj radhe, të ketë afat të Prillit.