DYLON

UEFA: Shqipëri-Serbi, pa tifozët e Kosovës

Avatar photo Redaksia

UEFA ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të mos shesë bileta për tifozët kosovarë për ballafaqimin mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikime për Euro 2016.

Një sugjerim i tillë është bërë përmes një shkrese të UEFA’s që ka mbërritur në FSHF, kanë njoftuar burime brenda federatës shqiptare për të përditshmen tiranase Panorama Sport.

EkoHigjiena

UEFA thuhet se dëshiron t’i zvogëlojë gjasat për incidente mes tifozëve në duelin e 8 tetorit të vitit 2015.

“Sugjerimi bëhet që të ulet në minimum rreziku i incidenteve, duke parë edhe historinë e afërt të dhunshme dhe problematikën që ekziston mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës. Letra është në formë të një sugjerimi, por lë të nënkuptosh një urdhër, pra diçka që duhet marrë shumë parasysh nga FSHF, që është edhe organizatorja e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare”, i kanë thënë Panorama Sport, burimet e saj brenda FSHF’s.

Shqipëria dhe Serbia do të jenë kundërshtarë në Grupin I të eliminatoreve për Euro 2016.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.