Aktiviteti i rregullt fizik që zgjatë 45 minuta deri në pesë herë në javë, ulë rrezikun për shëndet të dobët mendor. Megjithatë, më shumë ushtrime se kaq nuk janë të preferueshme.
Një studim i zhvilluar së fundmi ka treguar se ka lidhshmëri në mes të mungesës së aktiviteteve fizike dhe disponimit tuaj. Sportet në ekip, çiklizmi dhe aerobiku kanë impaktin më të madh pozitiv.
Në total 1.2 milionë persona kanë raportuar aktivitetin e tyre fizik dhe kanë vlerësuar shëndetin mendor.
Ata që kishin realizuar ushtrime kanë me pak “ditë të këqija” në muaj krahasuar me personat që nuk bëjnë ushtrime.