Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo mision ushtarak.
“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, ka thënë Mehaj.
Ja postimi i plotë:
USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS E GATSHME PËR ÇDO MISION USHTARAK
Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimet e rradhës, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.
Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.
Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s. /2LONLINE/