Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen përkrah partnerëve tanë ndërkombëtarë të Gardës Kombëtare të IOWA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trajnimi “Sulm Ajror” i cili po realizohet në kampin Dodge në IOWA të SHBA-së përmban në vete sfida të ndryshme nëpër të cilat pjesëmarrësit duhet të kalojnë, me qëllim të ngritjes së shkathtësive ushtarake.
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është duke ngritur kapacitetet e saja në fusha të ndryshme ushtarake. /2LONLINE/
Foto: #iowanationalguard