DYLON

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti takohet me ish presidenten e Zvicrës. Micheline Calmy-Rey

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti takohet me ish presidenten e Zvicrës. Micheline Calmy-Rey
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot në Prishtinë me Ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey.

Vite më parë znj. Calmy-Rey ishte shpallur qytetare nderi e komunës së Vitisë dhe poashtu një shesh në qytetin e Vitisë mbanë emrin e saj.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka njoftuar znj. Calmy-Rey, për zhvillimet e gjithmbarshëm në komunën e Vitisë si dhe rreth planeve që ka qeverisja komunale në Viti për të ardhmen.

Kryetari Haliti gjithashtu ka theksuar edhe rolin e madh që luajnë bashkatdhetarët tanë, konkretisht vitiasit që jetojnë në shtetin Helvetik.

Ai tha se Vitia ju është mirënjohës konfederatës Zvicerane për kontributin e saj të vazhdueshme duke shtuar se Vitia ka një diasporë të fuqishëm e cila asnjëherë nuk harrojnë atdheun e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.