Kompania 1A e Regjimentit të parë të Forcave Tokësore, ka realizuar trajnimin “Patrullat Luftarake gjatë natës”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në kuadër të trajnimet janë realizuar ushtrime për Detyrat Kyçe Kolektive të njësisë në kushte të natës.
Gjatë kësaj kohe janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operimi në zona urbane, dhe janë realizuar gjuajtje reale.
Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate. /2LONLINE/