Një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH) kryesuar nga Kolonel Besim Bala, Komandant i Qendrës së Arsimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) me stafin e tij kanë realizuar një vizitë dy ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Fillimisht ata janë pritur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj nga Komandanti, gjeneral brigade Jeton Dreshaj i cili i ka njoftuar me të arriturat e KDS-së, sfidat dhe objektivat për të ardhmen, ai gjithashtu ka falënderuar Kolonelin për mbështetjen e vazhdueshme që është duke i dhënë FSK-së, në ngritjen profesionale të nënoficerëve dhe oficerëve.
Vizita ka vazhduar në Gardën Kombëtare ku janë pritur nga komandanti, Gjeneral brigade Naim Haziri dhe janë njoftuar me kapacitetet e Gardës, dhe mundësitë që ofron Garda me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH), gjithashtu gjeneral Haziri ka ofruar të gjithë mbështetjen dhe kapacitetet e Gardës për FARSH-në, në ngritjen profesionale të Kërkim Shpëtimit të FARSH-së.
Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimit të përvojave në të mirë të paqes. /2LLONLINE/