Sot, pjesëtarët e Komponentit rezervë të FSK-së përfunduan angazhimin në shërbim të filluar nga data 4 tetor e këtij viti.
Pjesëtarët e rezervës aktive të FSK-së, përgjatë muajit të kaluar ishin në angazhimin e rregullt në FSK-së duke dhënë kontributin e tyre krahas pjesëtarëve të rregullt.
Gjatë kësaj periudhe, oficerë e nënoficerë të rezervës aktive, shumë nga ta profesorë universitetesh, mjekë specialist, juristë, politolog, diplomatë, pilotë e profesionistë të shumë lëmive tjera, me angazhim dhe përkushtim të lartë, realizuan shërbimin aktiv, përkundër angazhimeve primare që kanë në profesionet e tyre.
Ministria e Mbrojtjes, me rritjen e buxhetit, do të ruajë dhe zhvillojë aftësitë ushtarake, gatishmërinë e lartë dhe aftësitë drejtuese dhe operative të ushtarakëve rezervë, si burim shumë i vlefshëm i mbrojtjes kombëtare.
Vlen të vlerësohet edhe roli i Shoqatës së Oficerëve Rezervë e cila shërben si urë lidhëse e komunikimit mes pjesëtarëve të rezervës aktive të FSK-së. Për të tjera, kjo Shoqatë në baza vullnetare kontribuon për ndërkombëtarizimin e komponentes rezervë të FSK-së edhe në instanca të rëndësishme, në funksion të integrimeve euroatlantike, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/