Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zallherr të Shqipërisë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përfunduan më sukses “Kursin bazë të nënoficerit” .
Kursi përmbante pjesën teorike dhe atë praktike dhe kishte qellim përgatitjen e kursantëve si drejtues në rol të komandantit të skuadrës.
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdimisht realizojnë trajnime dhe ushtrime të përbashkëta me qëllim të ngritjes së ndërveprushmerisë dhe kapaciteteve operacionale
Angazhimi i lartë i pjesëmarrësve dhe rezultatet e treguara gjatë kursit tetë javor u vlerësuan lartë nga Komandanti i QAPN-së, kolonel Ardian Lilo. /2LONLINE/