Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm mund të parandalojë më shumë se 1 në 5 vdekje të hershme, shkruan The Guardian.
Dietat jo të shëndetshme janë përgjegjëse për 11 milion vdekje në botë çdo vit, dhe ky numër është më i lartë se numri i njerëzve që vdesin nga duhani. Mirëpo problemi kryesor sipas shkencëtarëve nuk është konsumimi i ushqimit jo të shëndetshëm, por mos konsumimi i ushqimit të shëndetshëm.
Krahas sheqerit dhe ushqimeve që përmbajnë yndyra të dëmshme, shumica e vdekjeve janë duke u shkaktuar nga mungesa e ushqimit të shëndetshëm.
Çrregullimet e lidhura më së shumti me keq-ushqyerje dhe që shkaktojnë vdekje janë sulmet në zemër, të pasuara nga disa lloje të kancerit dhe diabetit. Studimi tregon se ushqyerja e mirë mund të parandalojë 1 në 5 vdekje në gjithë botën.
Sipas këtij studimi njerëzit që hanë ushqime me shumë kripë por njëkohësisht edhe fruta dhe perime mund të përgjysmojnë rrezikun e këtyre sëmundjeve.