Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia.
Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual. Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit. Të moshuarit me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie.
Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu. Njerëzit që marrin medikamente dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.Burime të mira ushqimore të hekurit janë: Spinaqi,Agrumet,Boronicat,Gocat e detit,Gjalpi i kikirikut,Farat e kungullit,Fasulet dhe thjerëzat,Frutat e thata.