Kjo është një dietë e cila është bërë shumë e njohur për shkak se është jo shumë e vështirë për tu mbajtur, pasi nuk shkakton uri, por kërkon konsumimin e një kategorie produktesh të lejuara dhe në porcionet e duhura.
Me këtë dietë ju mund të dobësoheni në varësi të kohëzgjatjes së dietës po edhe njëkohësisht të përmirësoni inteligjencën, pasi dieta përmban shumë produkte të cilat i bëjnë mirë trurit dhe kujtesës.
Ja lista e produkteve të lejuara gjatë dietës:
Bukë: integrale ose me miell të zi, deri në 150 gramë në ditë
Supë: me perime të freskëta, deri në 250 ml në ditë
Mish: mish pa yndyrë, deri në 150 gramë në ditë
Peshk: deri në 300 gramë në ditë
Bulmet: duhet të jetë natyral dhe me pak yndyrë, deri në 150 gramë në ditë
Vezë: 1 kokërr në ditë
Oriz, thjerrëza, kinoa deri në 50 gramë në ditë
Perime: jo më shumë se 800 gramë në ditë
Fruta: jo më shumë se 300 gramë në ditë
Çaj dhe kafe: jo më shumë se 2 filxhanë në ditë pa sheqer
Ujë: deri në 2 litra në ditë
Yndyrë: jo më shumë se 20 ml yndyrë bimore/vegjetale në ditë
Arra dhe fara: jo më shumë se 30 gramë në ditë
Salca: vetëm ato të përgatitura në çast dhe pa asnjë konservant.