DYLON

Punëtoria e radhës për zbatimin e strategjisë së integruar të Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi

Punëtoria e radhës për zbatimin e strategjisë së integruar të Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës nën mbështetjen dhe përkrahjen e OSBE-së, realizoi punëtorinë e radhës për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së Integruar “Policia e drejtuar nga Intelegjenca dhe Policisë në Bashkësi dhe Planit të Veprimit 2021-2025″.

Kjo punëtori e radhës, sipas planit të veprimit përfshinë raportimin rreth të arriturave të kësaj strategjie, përfshirë periudhën e raportimit janar-qershor 2022.

EkoHigjiena

Sipas planit të veprimit, qëllimi i kësaj punëtorie ishte vazhdimi i prezantimit të të arriturave drejt përmbushjes së objektivave strategjike, bashkërendimi dhe koordinimi i veprimeve të përbashkëta në të gjitha nivelet.

Përveç të tjerash përmes kësaj punëtorie synohet vazhdimi i mëtejmë drejt implementimit të planit të veprimit të kësaj strategjie e cila ka për qëllim primar të avancojë sistemin e integruar të intelegjencës përmes qasjes së përgjithshme proaktive dhe bashkëkohore të policimit në bashkësi në të dy nivelet e organizimit të Policisë së Kosovës.

Në këtë punëtori morën pjesë stafi i lartë i Policisë së Kosovës nga niveli qendror, drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale dhe kufitare, divizioni i trafikut, përfshirë përfaqësues të OSBE-së nga departamenti i sigurisë.

Nga të pranishmit përveq raportimeve periodike pati edhe diskutime interaktive, të cilat rezultuan në mënyrë pozitive në vazhdimin e zbatimit të objektivave strategjike për periudhën e viteve në vijim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.