Është gabim të mendosh se data e shtypur në paketim është afati i fundit kur një ushqim mund të konsumohet.
Në mesin e ushqimeve që mund të hahen pas disa javëve, muajve, viteve, janë edhe mjalti, buka, keqapi, gjalpi e kikirikut, paketimet e pahapura të pemëve të ngrira etj.
Më poshtë lista e ushqimeve:
Makaronat
Ju mund të konsumoni makaronat edhe një deri në dy vite pas afatit të skadimit
Drithërat e mëngjesit
Drithërat që i hani si mëngjes të shpejt kur nuk keni kohë, mund të konsumohen edhe gjashtë deri në tetë muaj pas skadimit.
Veza
Pa marrë parasysh çfarë date ka në kutinë prej kartoni, ju mund t’i konsumoni vezës edhe tri deri në pesë javë më shumë.
Mishi i shpendëve
Mishi i papërpunuar i shpendëve mund të konsumohet edhe pas një kohe të gjatë, natyrisht nëse i mbani të ngrira ato.
Peshku
Edhe mishi i peshkut i papërpunuar mund të jetë më afatgjatë nëse e futni në frigorifer dhe nuk e lini të shkrihet.
Djathi
Aroma dhe pamja e tregojnë më së miri se a mund të hani djathin të cilit i figuron afati i skaduar
Qumështi
Ju mund të konsumoni qumështin edhe pesë ditë pas afatit të skadimit që u figuron në paketim
Ushqimet e konservuara
Edhepse jo të gjitha ushqimet e konservuara ‘jetojnë’ gjatë, kjo s’vlen për të gjitha. Shembull, misri nëse është i pahapur në konservë, mund të hahet pas 30 vitesh.