DYLON

Gjykata Themelore shpall të pafajshëm drejtorët komunal, Naser Korça e Valon Shefkiu

Gjykata Themelore shpall të pafajshëm drejtorët komunal, Naser Korça e Valon Shefkiu
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan, i ka shpallur të pafajshëm drejtorin aktual të Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça si dhe ish-drejtorin e Urbanizimit, Valon Shefkiu, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas procesit maratonik gjyqësor të filluar një vit më parë, Gjykata Themelore tashmë ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve në fjalë.

Në aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri ka deklaruar se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.