DYLON

Vazhdon identifikimi i kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor

Vazhdon identifikimi i kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës vazhdon identifikimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor – “drejtimi i mjetit nën ndikim të alkoolit”.

Policia e Kosovës është duke vazhduar me aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, si dhe uljen e aksidenteve të trafikut.

Njësitë policore, përveç pikave të rregullta të kontrollit të automjeteve, dhe patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar edhe në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

EkoHigjiena

Vetëm gjatë muajit mars nga njësitë policore, janë shqiptuar gjithsej 182 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve nën ndikim të alkoolit, të cilëve përveç gjobës në të holla, iu është shqiptuar masa mbrojtëse ‘ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik’ , si dhe u janë shqiptuar pikë negative dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku.

Policia e Kosovës edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut, do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore të cilat do të shërbejnë si masa parandaluese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.