Anemia shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales.
Hekuri dhe proteinat janë të domosdoshme, është e nevojshme që trupi të furnizohet me oksigjen dhe ushqyes.
Kështu, duhet ta pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik. Ja disa sugjerime.
Soja dhe drithërat
Shumica e bimëve leguminoze janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson absorbimin e hekurit.
Mishi
Mëlçia (e derrit, pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B.
Perimet
Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura.
Frutat
Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, transmeton Koha.net. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë.