Frutat dhe perimet portokalli duket se mbartin fuqinë të mprehin shikimin tonë. Falë betakarrotenit dhe vitaminës A, këto fruta apo perime kontribuojnë në shëndetin e syrit.
Jeshilet
Perimet me gjethe jeshil janë të pasur në luteinë dhe zeaxanthin, antioksidantë të fuqishëm që ulin ndjeshëm rreziqet që mund të prekin sytë.
Veza
E verdha e vezës është burimi shumë i mirë i luteinës, zeaxanthinës dhe zinkut që sëbashku mbrojnë syrin nga problemet e ndryshme që prekin retinën e jo vetëm.
Qitroja dhe luleshtrydhet
Sipas ekspertëve frutat e pasura me vitamin C janë shumë të mira për shëndetin e syrit.
Bajamet
Ky frut i thatë është i pasur në vitamin E , e rëndësishmë për shëndetin e syve. Një grusht me bajame siguron gati gjysmë dozë të vitaminës E.