Shumë prej ushqimeve, që konsumojmë gjatë festave dhe sezoneve të tjera të vitit, lidhen me depresionin, sipas një artikulli të revistës ‘LiveScience’.
Ushqimet e shpejta: Njerëzit, të cilët hanë ushqime të shpejta, siç janë hamburgerët e picat, janë 51% më shumë të prirur për të zhvilluar depresionin sesa ata, të cilët nuk konsumojnë, sipas një studimi të vitit 2012 në revistën ‘Public Health Nutrition’.
Brumërat: Makaronat, orizi i bardhë, baketat dhe të gjitha ushqimet që janë të përbëra nga brumërat janë identifikuar si ushqime inflamacioni, të lidhura me depresionin, në veçanti gratë mbi 50-vjeçare, sipas studimit të tetorit 2013 në revistën ‘Brain, Behavior and Immunity’. Studimi regjistroi zakonet e të ushqyerit në më shumë se 40,000 gra dhe zbuloi se ato që konsumonin këto lloje ushqimesh kishin më shumë gjasa të binin në depresion.
Pijet e buta: Të pish një ‘cola’, derisa je në treg, mund të duket energjike, po në të njëjtën kohë në revistën ‘Brain, Behavior and Immunity’ u zbulua se gratë që konsumojnë pije të buta si pjesë e rregullt e dietës së tyre kanë eksperienca të depresionit.
Ekspertët e shëndetit vunë re konsumimi i këtyre ushqimeve një herë nuk sjell probleme, por nëse hanë rregullisht. Prandaj, ka ardhur koha të bëni disa ndryshime.