DYLON

Simpozium shkencor në Stamboll – “Shqiptarët gjatë luftërave Ballkanike”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Qendra per Hulumtime te Shkencave Sociale- Bülsam ne İstanbul, organizoi aktivitetin shkencore me titull “Shqiptaret gjate luftrave Ballkanike”. Ne kete aktivitet morren pjese akademiket e rinje nga Shqiperia, Kosova dhe Presheva te cilet trajtuan çeshtjen e shqiptareve gjate luftrave Ballkanike nga aspektet historike, politike dhe Filozofike.

Aktiviteti u mbajte ne hapsirat e Qendres se Kultures se Kosoves ne İstanbul, ku te pranishem ne kete aktivitet shkencor vec nje numri te madhe te studenteve, punonjesve dhe shqiptareve vendas te stambollit ishin edhe Kryekonsuli i Shqiperise Ermal Muça dhe ai i Kosoves Rrahim Morina si dhe drejtori i qendres Kulturore te Kosoves ne İstanbul Qamil Bytyqi, te cilet e pershendeten dhe uruan qe te vazhdohet me takime e tryeza te tilla te cilat i kontribuojne Historise dhe kultures shqiptare.

EkoHigjiena

Agroni İslami nga Gjilani, doktorant i Historise se Peridhes Osmane ne Universitetin İstnabul, gjate trajtimit te mardhenjeve shqiptaro-osmane nder te tjera theksoi: mardheniet e shqiptareve me Osmanet jane evidente nga lufta e vjoses (1385) e deri ne ramjen e pernadorise osmane, dhe meqense keto maredhenie ndryshojne nga periudha ne periudhe ato edhe duhet trajtuar si te veçanta ne kontekstin e kohes kur ato ndodhen dhe jo trajtim emocional qe reflekton jo profesionalizem.

Ndersa Rrezart Mezani nga Vlora, doktorant ne histori, shk. 19 – 20, gjate trajtimit te temes: Shqiptaret dhe Shtetet Ballkanike, ngriti qeshtjen e qendrimit te fqinjeve ndaj popullsise shqiptare. Thelbi i kumteses te mbajtur prej tij ishte: Shtetet Ballkanike, megjithese shqiptarët kanë qenë pjesëmarrës gjatë proçesit të lëvizjeve për formimin e këtyre shteteve, ne aspektin politik asnjehere nuk e pranonin ekzistencen e popullsise shqiptare, por politikat e tyre ishin qe te merrnin nenkontroll Levizjen Kombetare Shqiptare qe lindi dhe filloi te zhvillohej si nje reagim ndaj politikave te ketyre shteteve. Kjo politike e dyfishte u vu re ne Luften Ballkanike, ku keto shtete kundershtuan marreveshjen qe shqiptaret te perfaqesuar nga Hasan Prishtina arriten me qeverise Osmane, qe i jepte shqiptareve statusin e autonomise dhe per te penguar zbatimin e saj i shpallen lufte shtetit Osman.

Sokol Brahaj nga Shkodra, doktorant i Mardhenieve nderkombetare ne Universitetin 9 Eylül trajtoi temen: Çeshtja Shqiptare ne Arenen Nderkombetare. Ne kumtes u ndal ne tre aspekte. E para Kongresi i Berlinit, ku per here te pare u prek çeshtja shqiptare si koncept, por jo si shtrirje gjeografike. E dyta, Lufta Ballkanike, ku Fuqite e Medha ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer e pranuan ekzistencen e shqiptareve, por perseri vendimet i morren ne fovore te shteteve Ballkanike, duke i coptuar trevat shqiptare. E treta, problemi i pazgjidhur i çeshtjes shqiptare deri ne ditet e sotme, duke marre si shembull Kosoven dhe Çamerine.

Panelisti i fundit Latif Mustafa nga Presheva-Hulumtues ne institutin aleanca e civilizimeve ne İstanbul, në ligjeratën e tij u fokusua në tri çështje, fillimisht ai shpjegoi se origjinat e luftrave ishin idetë dhe përplasjet që fillojnë në rrafshin ideor dhe mbarten në atë fizik. Si pikë të dytë ai vuri në spikamë krijimin e paradigmën e civilizimit të ri modern perëndimor në krahasim me transformimin e paradigmës qytetërimore Osmane, me çrast kjo e dyta kishte filluar tiu nënshtrohet të parës. Pika e tretë në shqyrtim ishte sesi lufta ndërlidhej me kombet, rrolin e panballkanizmin/pansllavizmin në inicimin e luftrave Ballkanike dhe ndikimin e saj në mendimin politik shqiptar, duke u fokusuar në nacionalizmin, zogizmin, nolizmin dhe komunizmin./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.