Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID) ka nderuar sot me mirënjohje Komunën e Gjilanit me rastin e përfundimit të suksesshëm të programit Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT).
Mirënjohjen e ka pranuar kryetari Lutfi Haziri nga ana e drejtorit të misionit të USAID, James Hoppe.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar USAID-in për mirënjohjen dhe mbështetjen e madhe që i ka ofruar Gjilanit në shumë projekte të mëdha, duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.
“Qytetarët e Gjilanit janë falënderues përjetë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme të qeverisë amerikane”, tha kreu i Gjilanit.