Shkruan: Mediana Bislimi
Familja. Gjithë është thënë familja është e shenjtë dhe njeriu sakrifikon gjithçka për familjen e tij. Ajo është thelbi i shoqërisë.
Por, kur punëson familjarët e tu në institucione publike, atëherë, do të thotë se ti shkelë çdo familje meritore për ta ngritur familjen tënde padrejtësisht. Kjo quhet nepotizëm.
Burimi i nepotizmit është prapambeturia dhe ngecja në histori. Quhet edhe korrupsion, kur familjen e vendos para të mirës publike. E “sakrifikon” publiken, zhvat institucionet publike, për ta rehatuar familjen.
Kështu është folur deri dje, kështu e ndërtonit diskursin publik dikur iu referuar familjes si “La famiglia” si diçka mafioze, e sot, të gjithë vraponi për familjet tuaja duke e përdhosur edhe më shumë Gjilanin.
Uroj të kthjelleni, e t’i thirrni mendjes e zemrës. Gjilani meriton më mirë, shumë më mirë! /2LONLINE/