“8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënon simbolikisht ditën tuaj. Nëna e gra, të reja e të shtyera në moshë, ju jeni simbol i qëndresës e qytetërimit, sakrificës e përjetësisë, kulturës dhe edukimit tek çdo shtet e komb, të pasur e të varfër”, thuhet në urimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.
Ja urimi i tij i plotë:
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënon simbolikisht ditën tuaj. Nëna e gra, të reja e të shtyra në moshë, ju jeni simbol i qëndresës e qytetërimit, sakrificës e përjetësisë, kulturës dhe edukimit tek çdo shtet e komb, të pasur e të varfër.
Dashuria e respekti, kujdesi e ndihma ndaj jush nuk do të shteroj asnjëherë dhe në asnjë kohë. Ju jeni e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e shtetit e kombit. Jeni baza e edukimit të familjes, edukim përmes të cilit bëhen shtyllat e shtetit dhe të ardhmes së tij.
Urime!
RK