/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emër të institucioneve qeverisëse në nivelin lokal, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit katolik me rastin e Kërshëndellave.
“Me rastin e festës së Kërshëndellave, uroj të gjithë besimtarët katolikë në emër të institucioneve të Komunës së Gjilanit që këtë festë ta kaloni me gëzime, harmoni e lumturi në familjet tuaja, duke festuar me bereqetin që ka dhënë Zoti”.
“Gjilani njihet për tolerancë fetare dhe etnike, andaj kjo festë është urim i të gjithëve për qytetarët e besimit katolik, ngase që të gjithë bashkërisht kemi dhënë kontribut në ditët më të vështira, prandaj në këto ditë feste për besimin tuaj, ne të gjithë shprehim urimet për ju. Gëzuar Kërshëndellat”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri. /2L ONLINE/