DYLON

Bullgaria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ajo tha se Republika e Bullgarisë i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.

EkoHigjiena

Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Nedialtcho Dimitrov Dantchev, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe për procesin e integrimit të saj në BE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.