Së pari i uroj të gjithë, simpatizantët, aktivistët, dashamirët, sponsorizuesit në përvjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-në e sotshme, shumë bashkëthemelues e ndërlidhin me vijën kombëtare që nga lufta NDSH, LKÇK, LKP etj.
Shkruan: Flurim Arifi – 2LONLINE.com
PDK deri më sot ka kaluar shumë sfida, dhe ka bartur shumë përgjegjësi në shtetndërtimin e vendit tonë.
Përgjatë këtyre viteve PDK ka bërë shumë punë të mëdha, mirëpo si çdo lëvizje apo organizatë ka bërë edhe shumë gabime.
Tani PDK prapë gjendet para një sfidë të madhe, tentim ngritja e akuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit Veseli, e ka sfiduar PDK-në deri në themelet e saja.
Mirëpo shtrohet pyetja e natyrshme, sa është struktura e PDK-së e përgatitur për të qëndruar dhe zhvilluar mëtejshëm, karshi kërkesave/nevojave të shumta që ka vendi.
Një ndër sfidat e para këto ditë është, një pyetje “1 Milion dollarësh”: A duhet PDK të iu bashkangjitur koalicionit në këtë qeveri të udhëhequr nga LDK-ja.
Për mua është e qartë, JO!
Nese, sfida e radhës, zgjedhjet lokale janë afër, edhe një vit dhe i kemi zgjedhjet Nëntor 2021. Sa është duke u përgatitur PDK në përgatitjen e ofertës për qytetarët, cilët do të jenë kandidatët për kryetarë komune, kandidatët për këshilltarë komunal etj.
D.m.th ka shumë pikëpyetje, mirëpo uroj që struktura udhëheqëse të PDK-së me u sjellë si partnerë serioz, gjatë kësaj periudhë kohore, me aktivistë, simpatizantët, sponzorizuesit, dashamiret etj, në mënyrë që qytetarët të na shohin si partner seriozë dhe të reformuar karshi kërkesave që në vazhdimësi janë bërë nga ata.
Megjithatë Urime PDK!
/autori është anëtar i Këshillit Drejtues, Dega e PDK-së në Gjilan. Ishte kandidat për kryetar Dege/