Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç aktivitete vetëdijsuese dhe fushatave për parandalim ndaj kundërvajtësve që bëjnë shkelje të rregullave në trafikun rrugor po ndërmerr në vazhdimësi edhe veprime apo masa tjera ligjore në funksion të vendosjes së rregullit në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.
Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në terren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve (PKA)
Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;
– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.
– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,
– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë
– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.
Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (26.12.2023) në vijim po ju përcjellim tabelën me statistika: