(2L ONLINE) – Senati I Universitetit ”Kadri Zeka” në mbledhjen e gjashtë që mbajti sot, nën drejtimin e U.d. Rektorit, Prof. Dr. Arben Dërmaku, diskutoi për përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2014/2015.
Në këtë mbledhje u vendos që t’i propozohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, regjistrimi i 2 mijë e 411 studentëve të rinj, nga të cilët 2021 të rregullt dhe 390 me korrespondencë.
Në kuadër të këtij propozimi, parashihen edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina e Preshevës, ku numri i përgjithshëm i rezervuar për ta është 535 studentë, përkatësisht 415 të rregullt dhe 120 me korrespondencë.
U.d. i Rektorit të Universitetit Prof. Dr. Arben Dërmaku, tha se një nga qëllimet e Universitetit është që krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit, të krijojë hapësirë e mjaftueshme për studentëve nga Lugina e Preshevës. /2L ONLINE/