DYLON

Keqpërdoret identiteti i Granit Xhakës në Twitter

Avatar photo Redaksia

Një polemikë e vogël në web ka ndodhur ditët e fundit. Menjëherë pas humbjes kundër Francës, Granit Xhaka mburrej me golin e tij në rrjetin social. Disa kanë denoncuar këtë qëndrim sipërfaqësor dhe më pas kanë ndryshuar mendjen. Pse? Sepse dikush në Twitter pretendonte të jetë lojtari i kombëtares zvicerane.

Daniel Visentini i gazetës Tribune Gjenevë i është drejtuar drejtpërdrejt Xhakës për të kuptuar arsyen e këtij komenti, i cili i është përgjigjur duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për llogarinë (konton) e tij dhe ai është përpjekur të mbyllë atë shkruan albinfo.ch.

EkoHigjiena

“Unë kurrë nuk kam parë interes që të jem prezent në Twitter, jam i kënaqur me faqen time Facebook.

Megjithatë, të gjithë kanë përcjellë aktualitetin tim për dy vjet përmes këtij rrjeti. Tifozët, gazetarët, atletët dhe madje edhe Shoqata e Futbollit e Zvicrës kanë rënë në kurth.

Unë nuk kam asnjë ide se kush është pas kësaj. Ne po përpiqemi për të mbyllur llogarinë, por kjo nuk është e thjeshtë”, ka thënë Xhaka.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.