Mr sc Arsim Halili
UNITETI ASOCIATIV NË POEZINË E JUSUF GËRVALLËS
Jusuf Gërvalla është njëri nga emrat e njohur në disa rrafshe të veprimtarisë së tij: atdhetare, kulturore dhe letrare.
Në këtë paraqitje do të merrem në veçanti me përmbledhjen e parë poetike të tij “Fluturojnë e bien”,të botuar më 1975, titull simbolik që ngërthente idenë dhe porosinë e mbarë librit. Siç thekson me të drejtë Sylejman Syla:
Kur shkruhet për librin e parë të autorit vështirësitë dalin të shumta, por ndër kryesoret do t’i veçonim dy :
– Të shihet sa është arsyetuar dalja në dritë e librit.
– Ç’individualitet krijues sjell ai.
Këto vështirësi dalin madje edhe kur ke të bësh me një krijues që është i njohur kaherë .
Përmbledhja poetike “Fluturojnë e bien” është e ndarë në pesë cikle: Shtëpia në kornizë, Skena nga jeta e fshatit, Fluturojnë e bien, Kalon pran meje, A ikën lejlekët e erës.
Para se të merrem më përafërt me veçantitë e poezisë së librit të parë të Jusufit, po përmendkëtu mendimin e Tzvetan Todorov,rreth poezisë dhe pikturës:
Nocioni i unitetit të arteve fillon të zgjerohet duke krijuar një teori të arteve që kërkon të lidhë të paktën dy praktika të rëndësishme poezinë dhe pikturën.
nuk mund të përcaktohet me përpikëri Sa është nxitës ky binom krijues brenda përmbledhjes “Fluturojnë e bien”, ndonëse duhet pranuar se, në shikim të parë,s’ka ndonjë modelim vizuel. Kur shohim një pikturë (pamje) ajo na kujton vendlindjen, kur shohim një portret, ai na sjell ndërmend vetën apo të tjerët, në një farë mënyre kemi prirjen të sjellim ndërmend një mijë gjëra që ndikojnë mbi atë që na pëlqen ose atë që nuk na pëlqen. Shumë nga ngjarje të tilla vizive na sjellin paragjykimet dhe e zgjojnëinstinktin tonë për të modeluar jetën ashtu siç duam.
Duke lexuar përmbledhjen poetike, lexuesi do të krijojë këtë relacion imagjinar. Rimodelon memoaret e përjetuara e të trazuara në atë idile të kohës, për të cilën gjë lindin dashuritë e mëdha nga gjëra të vogla.
Në praktikë vargu mund të transformohet nga një mozaik poetik në një mozaik piktural,që e dëshmojnë edhe vargjet e mëposhtme:
Tash shtrati rri në oborr dhe do rraqe
Të zënë këmbët e merr në thua
Gjësendet që shkëlqenin para një çasti tani prapë
Si në kohëra të praptisura me pluhur mbuluar …
Kjo është veçanti sidomos e poetëve të verbit elegjiako-baladik, vargun e të cilëve e përshkon një rrymë malli e nostalgjie për fëmijërinë e humbur, aq sa fitohet përshtypja se gjithçka në jetë e shikojnë brenda saj. Temës së fëmijërisë poetët tanë i qasen prej pozitash e aspektesh të ndryshme dhe që vendosen në kontekste të ndryshme, por kryesisht lidhen me vendlindjen …
Tek gjej ngushëllim mes sendesh që s’janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netëve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriu.
Duhet thënë se s’kemi të bëjmë me frymë romantike, por deri diku tëshprehur në një rrethanë konkrete.
Në poezinë Gërvallës imazhi socio- kulturor është i pranishëm, ku shprehenmarrëdhëniet sociale dhe kulturore, ndonëse kjo mund të tingëllojë deri diku hipotetike, sidomos tradicionale.Këtë poeti e sjell përmes tekstit. Paraqitet thjesht nëkthimin në kohë, pa ndonjë ngarkesë ideologjike, por i mbetet besnik gjurmëve të cilat i shquar se të tilla relikte të mbetura në kujtesën, si një baraspeshim në rrjedhën e jetës.
Pavarësisht kthimit në kohë poeti nuk mëton të përftojë vargun me elemente kronologjike.
Kur u ktheva në pullazin tim mbuluar me kashtë
Nën qepallat e lodhjes të kohës pash botën
E në botë s’kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
Mbi rrashta e pendatë larta zogj alumini … “
Nga ç’mund të lexojmë në tekstin dhe intertekstin poetik bota e pavarur e poetit krijon marrëdhënie me jetën në hapësirë dhe kohë, ku ato bashkëjetojnë, edhe pse nuk ngjet në atë mënyrë qëdëshirohet.
Shtrohet çështja sa zë vend individi në poezinë Gërvallës?
Nëse nisemi nga sistemi filozofik i zhvilluar nga Ayn Rand, i cili çdo njeri e çmon si entitet të pavarur, që zotëron të drejta të patjetërsueshme mbi jetën e vet, të drejta që burojnë nga natyra si qenie racionale, duhet thënë se prania e individit në përgjithësi në letërsi është pjesë kompozicionale e veprës me veprimet dinamike të tij, natyrisht në rastet si vrojtues i tablove të cilat në intuitën krijuese shpërfaqen në përtëritje dhe ndryshim.
Individi në poezinë e Gërvallës në këtë përmbledhje kryesisht është e përqendruarnë radhë të parëte nëna. Ajo thuajse shënjohet në pjesën më të madhe të kësaj përmbledhje, pastaj figura e gjyshit dhe figura e bashkëvendasëve të tij etj. Natyrisht se ndërtimi, përshkrimi, madje deri diku rrëfimi poetik i individit në poezinë e Gërvallësshprehet në disa rrafshe psikologjike më tepër të shpërfaqur në situata të tensionuara se sa të stabilizuara, gjëra që vijnë si rezultat i trazimeve shpirtërore; ato vijnë dhe nga shkaqet e vetmisë, mallit revoltës, brengës, pengut e ndonjë çështje tjetër të brendshme.
Duhet thënëse në përmbledhjen e parëështë e pranishme edhe poezia meditative dhe e dashurisë. Për këtë gjë dëshmon veçmas poema“A ikën Lejlekët verës” nga se “[…] Jusuf Gërvalla i këndon dashurisë si fenomen, madje ndërton një tekst ku bashkohet koncepcioni për dashurinë njerëzore… .
Në fund po sjell një mendim të Ardian Marashit,që ndërlidhet me poezinë e librit të parë të Jusuf Gërvallës:
Të jesh shkrimtar shqiptar kudo në hapësirën gjeokulturore shqiptare kudo ku shkruhet e ku botohet letërsi, do me thënë të kesh fatin të jesh bartës i realiteteve njerëzore dhe kulturore autentike, të cilat vetëm presin një sy për t’i parë, një shpirt për t’i ndjerë dhe një penë për t’i trupëzuar me përjetësi.
Edhe pse “Fluturojnë e bien” i Jusuf Gërvallesështë libri i parë poetik, aishquhet me disa vlera artistike, të cilat pastaj u ngritën dhe u pasuruan në librat e tjerë, për çka do të flasin edhe referuesit e tjerë këtij takimi letrar. /2LONLINE/