DYLON

INDPE: Reagim: “Kush po e heton tregun në Kosovë?” 

INDPE: Reagim: “Kush po e heton tregun në Kosovë?” 
Avatar photo Redaksia

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shprehë shqetësimin me mosfunksionalizimin e Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës (AKK).

“Ne kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të procedoj emrat për  anëtar të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Gjendja në treg është shumë e keqe dhe e  rrezikshme për konsumatorët. Në treg janë rritur të gjitha çmimet, përfshirë çmimi i bukës, i të gjitha  produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në  mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës,  mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur. INDEP pret që kjo kërkesë të trajtohet me prioritet nga  Qeveria dhe që brenda muajit të ardhshëm të kemi një AKK funksionale dhe në krye të detyrës.  Funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po  ç’ekuilibron konkurrencën e tillë tejkalon çdo agjendë politike”. 

EkoHigjiena

Sipas Ligjit nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është  organi kyç për mbrojtjen e konkurrencës dhe rrejdhimisht, garantimin e mbrojtjes së konsumatorëve.  Me ligj, AKK-ja është institucion i pavarur që i raporton drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës, por që  struktura e tij propozohet nga Qeveria e Kosovës. Kryetarit, nënkryetarit dhe tre anëtarëve të Bordit  të AKK-së iu ka skaduar mandati pesëvjeçar me 9 qeshor, 2021. Që prej atëherë AKK-ja është  jofunksionale, pa Komision për Mbrojtjen e Konkurrencës – pjesës kryesore për funksionim pa të  cilën AKK nuk funksionon. Qeveria qe 7 muaj nuk ka propozuar emrat e rinjë, duke e lënë  institucionin praktikisht pa asnjë mundësi për intervenim dhe mbrojtje të konkurrencës.  

Qeveria përpos që nuk e ka respektuar ligjin, edhe e ka shkeluar atë. Me Ligjin nr. 04/L-226 për  Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Neni 25, paragrafi 5  thekson se: 

“Qeveria, gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit të anëtarëve të Komisionit, ia  propozon Kuvendit për emërim ose riemërim kandidatin për anëtarë të Komisionit.” 

Është urgjente që Qeveria të kryejë detyrën e saj ligjore – të propozojë 5 emrat e anëtarëve të rinjë të  Komisionit të AKK-së, vendim ky që do të ç’bllokonte Autoritetin. Specifikisht, Komisioni i AKK së drejton dhe organizon tërë punën dhe veprimtarinë e AKK-së. Nisur nga fakti se Kryetari i këtij  Komisioni dhe anëtarët tjerë të Komisionit të AKK-së janë personat me më së shumti përgjegjësi  institucionale për mbrojtjen e konkurrencës në treg, është e patolerueshme që Qeveria të zvarrisë  përzgjedhjen e re të anëtarësisë të këtij Komisioni, duke shkaktuar shumë mangësi të tjera zingjirore  në mbrojtjen e konkurrencës në treg dhe mbrojtjen e konsumatorit. 

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) i ka dedikuar një komponentë të punës programatike  avancimit të agjendës për mbrojtjen e konsumatorit në vend. Puna e INDEP-it fokusohet në  monitorimin e kornizës ligjore e cila është e vendosur për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit  fillimisht, në informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre, si dhe monitorimin e parakushteve që  sigurojnë treg të drejtë dhe të hapur, sipas rregullave të tregut europian.  

Nga puna që bën INDEP përmes platformës ‘Mbrojtësit e Konsumatorëve’, keqpërdorimet dhe  shkeljet e të drejtave të konsumatorëve janë të shpeshta dhe lehtë të evidentueshme. Përmes punës  sonë dhe krijimit të urave lidhëse mes konsumatorëve dhe institucioneve, konsiderojmë se është arritur  një gjendje e përmirësuar e mbrojtjes së konsumatorëve në treg. Pavarësisht, problemet me  konkurrencën e drejtë dhe tregun e çrregulluar vazhdojnë. Rritja enorme e çmimeve që ka nisur në  pranverën e 2021, e është prezente ende, dyshimet për marrëveshje të fshehta dhe dakordime mes  bizneseve për fiksim të çmimeve janë mes shkeljeve më shqetësuese. Pa AKK, përmirësimi i gjendjes  është i pamundur.  

Meqenëse për propozimin e emrave të rinj nuk ka nevojë as për proces rekrutimi, i bëjmë thirrje  Kryeministrit, z. Albin Kurti, që të përdorë fuqinë e tij politike që sa më shpejtë të funksionalizojë  AKK-në.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.