Në Agjencinë e Kosovës për Forenzike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike, të dhurua Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë: Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i MPB-së, z. Blerim Gashani, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiro, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Blerim Olluri, përfaqësues diplomatik të shteteve që kanë ndihmuar financiarisht donacionin, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtare.
Me këtë rast zëvendësministri Gashani theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi, Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë planin e veprimit të Udhërrëfyesit Rajonal, sepse konsiderojmë që përmes këtij zbatimi Kosova kontribuon në avancimin e sigurisë nacionale e rajonale dhe bashkërisht me shtetet fqinje suksesshëm koordinojmë luftimin e trafikimit e armëve ilegale dhe rrisim efikasitetin e kontrollit të AVL-ve”, theksoi zëvendësministri Gashani.
Ai vuri në dukje se pikërisht Strategjia Nacionale dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ka bashkuar edhe më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetja financiare për zbatimin e tij është rritur, e si rrjedhojë e kësaj, sukseset deri më tani janë shumë evidente.
Duke folur për donacionin e sotëm të UNDP-së, zëvendësministri Gashani theksoi se analiza balistike është një pjesë e rëndësishme e hetimit kriminal dhe forenzikës, dhe përfshinë studimin e armëve të zjarrit, plumbave dhe municionit për të identifikuar lidhjet midis armëve dhe incidenteve të ndryshme kriminale.
“Donacioni i mikroskopëve dhe boreskopëve për Agjencinë e Forenzikës është një nismë e vlefshme dhe e dobishme për të përmirësuar kapacitetet forenziko-balistike në kërkim, evidentim dhe analizë të provave të ndryshme kriminale të pranueshme dhe profesionale në procesin gjyqësor”, theksoi Gashani.
Për këtë, ai në fund falënderoi UNDP për përkrahjen e pa rezervë për të gjitha të arriturat në fushën e kontrollit të AVL-ve. Ai tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, ju sigurojmë dhe shprehim gatishmërinë tonë që të punojmë tutje së bashku për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe me këtë të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për rajonin tonë dhe BE.
Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiro theksoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ka demonstruar një nivel të përgjithshëm të profesionalizmit dhe ekspertizës dhe veçanërisht në fushën e ekzaminimit balistik të armëve të zjarrit.
“Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të zellshme dhe qasjes së përpiktë, ata e kanë vendosur veten si një burim i besueshëm dhe jetik në hetimin dhe analizën e incidenteve të lidhura me armët e zjarrit”, theskoi Queiro. Ai theksoi se është thelbësore të sigurohet që Agjencia e Kosovës për Forenzike të mbetet e azhurnuar me trendet dhe avancimet më të fundit në ekzaminimin balistik për të ruajtur nivelin e lartë të profesionalizmit dhe efektivitetit.
Ndërsa drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzike, z. Blerim Olluri falënderoi të gjithë për donacionin, i cili siç tha ai do të përmirësojë shërbimet që bëhen në këtë agjenci dhe do të rrisin kapacitet brenda këtij institucioni. /2LONLINE/